Vlera e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe e të ardhurave për kokë banori, matës të fuqisë ekonomike të një vendi

10 qershor 2021 | 23:04

Prof. Ass. Dr. Bashkim Mustafa

Vlerësimi më i mirë për fuqinë ekonomike të një vendi është Produkti i Brendshëm Bruto (PBB).

Mbi këtë bazë vlerësohen trendet ekonomike ndër vite, të cilat paraqiten në shifra dhe numra të një vendi, varësisht prej përformancës së realizuar të aktivitetit të gjithmbarshëm ekonomik.

Ajo që është e rëndësishme të dihet është edhe PBB-ja për kokë banori dhe të ardhurat që realizohen brenda një periudhe, ku mund të bëhen krahasime të standardeve mesatare të jetesës dhe mirëqenies ekonomike të popullsisë së një vendi.

Duke ju referuar raporteve vendore dhe ndërkombëtare, më së tepërmi autoritetit ligjor për ofrimin e të dhënave, Agjencisë së Statistikave të Kosovës, lidhur me Produktin e Brendshëm Bruto (PBB), për vitet 2002 – 2019 dhe të ardhurave për kokë banori, vërehet një rritje e lartë dhe pozitive.

Republika e Kosovës në vitet pas luftës, ishte ndër vendet me rritjen më të lartë ekonomike, ku janë rritur edhe të ardhurat për kokë banori, përkundër se ekonomia ishte e shkatërruar si pasojë e luftës dhe e ndikuar nga kriza ekonomike globale.

Vlera e Produkti të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2002 ishte 2 miliard 590 milionë euro, e në vitin 2019 është rritur në vlerë 7 miliard euro. Kjo tregon se ka pasur një rritje enorme të fuqisë ekonomike prej rreth 4,5 miliard euro dhe njëkohësisht ekonomia e Kosovës është bërë konkurrente krahas vendeve të rajonit dhe më gjerë.

Një element tjetër me rendësi, (PBB) të ardhurat për kokë banori në vitin 2002 ishin 1,265.00 euro, e ne vitin 2019 janë rritur në vlerën 3,986.10 euro. Pra, bëhet fjalë për përmirësim të mirëqenies së qytetarëve në vendin tonë dhe kemi një rritje të të ardhurave për kokë banori prej 2,721.00 euro, rritje kjo ndër më të lartat në rajon, në raport me përqindjen e rritjes ekonomike dhe të ardhurave për kokë banori.

Aktualisht Kosova qëndron mbi mesataren botërore të të ardhurave për kokë banori dhe është me rritjen më të lartë ekonomike të vendeve në tranzicion.

Ekonomia më së miri interpretohet përmes shifrave dhe të dhënave statistikore.

P.S. Autori është ekonomist dhe profesor universitar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në…