Vllasi për 21 dështimet në Kuvend: Fajin e madh e ka LV-ja, po bën hajgare me popullin

26 maj 2025 | 12:30

Të dielën ka dështuar përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Albulena Haxhiu ka dështuar përsëri të marrë besimin e deputetëve shumicë për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi, ka thënë se kjo do të ketë pasoja të mëdha për vendin.

“Kjo që po ndodh në Parlament lidhur me votime të dështuara për kryetar është hajgare me popullin dhe për shtetin me pasoja të rënda. Është pasojë e kokëfortësisë dhe inateve të dyja formacioneve parlamentare, por më shumë e LV-së që ka drejt të propozojë kandidatin për kryetar”, ka thënë Vllasi për “IndeksOnline”.

Sipas tij, pasojat e kësaj gjendjeje, si në jetën e brendshme ashtu edhe në pozitën ndërkombtare të shtetit janë të mëdha.

“Nuk është fare e qartë pse LV-ja insiston në kandidaten që nuk po i mer votat. Nëse deputetët e partive të tjera janë deklaruar se një kandidat tjetër do ta votonin, atëherë është e pakuptueshme pse insistohet në këtë që nuk ka shans të kalojë. Nuk është e qartë pse mos të zgjedhet kryetar Kuvendi sërish Glauk Konjufca, i cili mirë e ka kryesuar Kuvendin në mandatin e kaluar apo Mimoza Kusari”, ka thënë Vllasi.

Seanca konstituive do të vazhdojë të martën e 27 majit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim nga KMDLNj Gjykata Speciale Raciste e themeluar nën kushte…