Vlora Çitaku kërkon drejtësi për vëllezërit Bytyçi

08 korrik 2021 | 11:05

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka kërkuar drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga forcat serbe.

Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se edhe 22 vite pas vrasësit e këtyre amerikanëve mbeten të pandëshkuar. “

Katër vëllëzërit praktikuan një short duke tërhequr fije kashte për të vendosur kush qëndron me prindërit, derisa të tjerët shkojnë dhe luftojnë për lirinë. Vëllezërit Bytyçi u ekzekutuan nga forcat serbe pas përfundimit të luftës në Kosovë. 22 vjet më vonë, vrasësit e këtyre amerikanëve mbeten të pandëshkuar!”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik (KDI) sot ka publikuar hulumtimin “Bordet Politike”, ku…