Vodhën biçikleta e skutera, prangosen dy burra në Tiranë

26 qershor 2025 | 14:04

Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy persona, nën dyshimin se gjatë periudhës janar-qershor kanë vjedhur dhjetë biçikleta dhe skutera elektrikë në Tiranë.

Sipas policisë, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, derisa tjetri është liruar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas kallëzimeve nga disa qytetarë, për vjedhjen e biçikletave dhe monopatinave të tyre, në lagje të ndryshme, gjatë natës, kanë organizuar menjëherë punën në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 2, për zbardhjen e tyre”.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë e mundur zbardhja e 10 rasteve të vjedhjes së biçikletave dhe motomjeteve elektrike, të kryera gjatë muajve janar, prill, maj dhe qershor, nga shtetasit A. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili u vu në pranga, dhe F. T., i cili po ndiqet në gjendje të lirë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konfrontimi i së mirës me të keqen. Kosova ende nuk…