Vokshi i pandalshëm në fitoren e Besa Famgas

17 prill 2025 | 11:04

Aloja Jon Vokshi ka shfaqur efikasitet të lartë në fitoren e Besa Famgasit ndaj Llapit. Ndeshja e së mërkurës i takoi xhiros së 27-të, përkatësisht të parafundit, të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll.

Besa Famgas e fitoi ndeshjen në Pejë me rezultat 53:19.

Jon Vokshi i realizoi 18 gola. Nëntë i kishte Ilir Istrefaj, tetë Olsi Mulaj e nga pesë Jon Gashi e Edonis Hajra.

Te Llapi, gjashtë gola i shënoi Blerton Hasani. Katër i kishte Etnik Bajoku, ndërsa nga tri i shtuan Redon Havolli e Edi Lushaku.

Besa me fitore doli në vendin e dytë me 42 pikë. Një pikë më pak e ka Kastrioti, që ka një ndeshje më pak.

Llapi është i gjashti me 15 pikë.

Të enjten janë ndeshjet Kastrioti-Vushtrria dhe Prishtina-Trepça.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadrat e kreut, Istogu e Ferizaj, nuk kanë hasur në…