Votohet zgjatja e ndarjeve buxhetore për muajin mars në Kuvend

13 shkurt 2020 | 10:53

Me 100 vota për të deputetëve ka kaluar zgjatja e ndarjeve buxhetore për muajin mars.

Kjo pikë është futur në rend të ditës në seancën e sotme plenare të Kuvendit.

Kjo është mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare duke thënë se është çështje urgjente.

99 deputetë votuan që kjo pikë të shqyrtohet sot.

Ndërsa ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë buxhetin për muajin mars duke thënë se ky buxhet do të vlejë deri më rastin e aprovimit të hyrjes në fuqi të buxheti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës ku…