Voton Halil Thaçi: Çdo votë ka peshë, çdo qytetar ka zë, dilni dhe votoni

09 nëntor 2025 | 11:57

Kandidati i LV-së për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, bashkë me bashkëshorten Fatmiren votuan e ushtruan të drejtën qytetare për të ardhmen e komunës së Obiliqit.

Ai ka thënë se sot është një ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë, prandaj ka ftuar qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të marrin pjesë dhe të vendosin me vetëdije për drejtimin e komunës në katërvjeçarin që vjen.

“Çdo votë ka peshë, çdo qytetar ka zë, dilni dhe votoni për një të ardhme me bereqet e dinjitet”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka…