
Voton Nik Gjeloshaj: Të gjithë shqiptarët duhet të jemi së bashku
05 mars 2023
| 13:53
Kandidati për kryetar të Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka votuar për zgjedhjet lokale në këtë komunë.
Me këtë rast, ai ka thënë se zgjedhjet në Tuz janë moment i rëndësishëm për shqiptarët në Mal të Zi.
Në këtë kontekst, ai ka thënë falënderuar bashkudhëtarët të cilët kanë ardhur nga Amerika, Australia dhe Evropa për ta mbështetur për kryetar të Tuzit.
“Ky është moment i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Duhet të jemi bashkë. Falënderoj mbi 1 000 emigrantë që erdhën nga Amerika, Australia dhe e gjithë Evropa, vetëm për të na votuar ne”, ka thënë Gjeloshaj.