
Vrajolli: Pritjet ndaj FKS-së të jenë modeste
18 mars 2020
| 13:31
Drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) Mentor Vrajolli ka porositur që pritjet ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përballje me epideminë e koronavirusit duhet të jenë modeste.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se aktivizimi eventual i FSK-së për të asistuar në këtë krizë humanitare mund të bëhet edhe me vendim Qeveritar, pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Postimi i plotë i Vrajollit:
1) #FSK ende nuk e ka te funksionalizuar Spitalin Ushtarak! Nuk ka staf te avancuar mjektor. Pritjet ndaj saj ne kete krize duhet te jene modeste.
2) Aktivizimi i saj per te asistu ne kete krize humanitare mund te behet edhe me vendim Qeveritar pa shpall gjendje t’jashtezakonshme.