
Vr*asja e 14-vjeçarit në Korçë , autori dhe viktima kishin pasur konflikte të mëparshme, u takuan për t’u sqaruar
14 gusht 2025
| 21:04
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin i cili përfundoi tragjikisht me një viktimë në Maliq. Mësohet se dy adoleshentët e përfshirë në ngjarje kanë patur edhe konflikte të mëparshme. Raportohet se sot pasdite viktima dhe autori i dyshuar janë takuar për t’u saqruar por konflikti ka agravuar në përdorimin e thikës.
Për pasojë është plagosur Erald Xhejo i cili fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ka humbur jetën në spital. Autori ka dëmtime, por jo me thikë. Ai ndodhet në spital dhe është duke u marrë në pyetje nga policia. Mësohet se viktima dhe autori i dyshuar nuk janë nga fshati Pirg, ku ka ndodhur plagosja. Viktima bëhet me dije se është nga fshati Zvirina, ndërsa autori nga Leminoti.