
Vrasja e çiftit izraelit, Trump telefonin Netanyahun: Jam i pikëlluar thellë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu “pikëllimin e tij të thellë” për vrasjen e dy punonjësve të ambasadës izraelite në një telefonatë me udhëheqësin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Netanyahu gjithashtu falënderoi Trumpin për “përpjekjet që ai dhe administrata e tij po bëjnë kundër manifestimeve të antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara”.
“Presidenti riafirmoi angazhimin e tij për të çrrënjosur antisemitizmin e dhunshëm që ka përfshirë kampuset universitare në këtë vend”, u tha gazetarëve më herët ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, jashtë Muzeut Hebraik të Kryeqytetit sot.
Leiter tha se foli me Trump mbrëmë dhe u takua me Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi dhe prokuroren e përkohshme të DC-së Jeanine Pirro në vendin e të shtënave. Ai tha se presidenti amerikan ishte “shumë i vendosur në deklaratën e tij duke shprehur ngushëllime dhe duke dënuar dhunën”.