
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet për vrasje në tentativë ndaj dy personave. I dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë.
Tutje thuhet se si pasojë e të shtënave është goditur vetura në të cilën ndodheshin dy viktimat, ndërsa lidhur me rastin nuk raportohet për të plagosur. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarrime 17 copë fishekë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Gjakovë /24.02.2025-16:24 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave është goditur vetura në të cilën ndodheshin dy viktimat, ndërsa lidhur me rastin nuk raportohet për të plagosur. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarrime 17 copë fishekë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.