
Vrasje në tentativë në Malishevë, gjenden 20 gëzhoja të plumbave në vendngjarje
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës në fshatin Shkozë të Malishevës.
Në raportin e policisë thuhet se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja, përcjell Demokracia.com.
“VRASJE NË TENTATIVË- Fsh. Shkozë, Malishevë 30.10.2021 – 18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.