
Vuçeviqi përfundon si këshilltar i Vuçiqit pas dorëheqjes si kryeministër
29 maj 2025
| 15:00
Millosh Vuçeviq, i cili ishte kryeministër i Serbisë dhe kryetari Partisë Progresive Serbe (SNS), ka përfunduar si këshilltar i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për çështje rajonale.
Siç është bërë e ditur në Gazetën Zyrtare të qeverisë serbe, Vuçeviqi është emëruar në këtë pozitë më 27 maj.
Vuçeviqi ka dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti i kryeministrit më 28 janar të këtij viti pas presionit të protestave të studentëve serbë për incidentin në stacionin e trenit në Novi Sad ku vdiqën disa punëtorë.