Vuçiq: Prishtina nuk dëshiron të diskutojë për prona

20 janar 20:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar palën e Kosovës se gjatë dialogut në Bruksel asnjëherë nuk kanë dashur të diskutojnë lidhur me çështjen e pronave në Kosovë.

Ai gjatë takimit me banorët serbë në Llaple Selo, ka folur rreth privatizimit të Brezovicës, duke thënë se derisa të mos zgjidhet problemi i pronës dhe “statusit të Kosovës” do të ketë probleme të tilla.

“Ne gjatë gjithë kohës kemi dashur të bisedojmë për pronën, por nuk kanë dashur asnjëherë që të bisedojnë për pronën pasi ata e konsiderojnë, se me shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia, çdo gjë që ka qenë pronë shtetërore dhe shoqërore i takon asaj që ata e quajnë shteti i Kosovës, gjë e cila për ne është absolutisht e papranueshme”, është shprehur Vuçiq.

Ndryshe, gjatë debatit me qytetarët serbë është diskutuar lidhur me problemet e këtyre të fundit dhe mundësitë e ofrimit të ndihmës nga Beogradi për serbët e Kosovës. (KP)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur në një aksident komunikacioni në Kmetoc…