Vuçiqi: Më para e qes kokën mbi cung, sesa që e njohë Kosovën

07 shkurt 2021 | 16:27

Serbia është gjithmonë e gatshme ta vazhdojë dialogun me Prishtinën nën kujdesin e Bashkimit Evropian, por gjithashtu duke respektuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara, si dhe pozicionet e Rusisë dhe Kinës. Kështu ka thënë të dielën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai kështu është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çfarë do të u thotë atyre që kanë thënë se Serbia do ta njohë Kosovën.

Vuçiqi ka theksuar se ai më përpara do ta vendoste “kokën mbi cung” sesa ta nënshkruante ndonjë dokument për njohjen e Kosovës.

“Unë nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë për ju, shërbimet tona zbuluan se pyetja do të bëhej, kështu që unë shkova në shtëpinë më të fuqishme në botë me një frikë të madhe, nuk kisha frikë, sepse e dija se cili do të ishte vendimi im”.

“Unë nuk do ta gënjej popullin, për të thënë se situata është e lehtë dhe unë po e luaj një hero, situata është e vështirë dhe do të jetë gjithnjë e më e vështirë. Siç ju thashë tri ditë më parë, e shoh, e pres, po shoh se ngushtohet ngadalë, sepse konfliktet e tyre të ndërsjella në botë po bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe ne po paguajmë çmimin për këtë”, ka thënë Vuçiqi.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, në një letër urimi protokollare, i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur një tubim…