Vuçiqi: Nëse ndonjë vend e njeh Kosovën, Serbia nis fushatën e çnjohjeve
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të enjten se nëse ndonjë vend merr një vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Beogradi do të fillojë një fushatë për tërheqjen e njohjeve.
“Do të zgjasë deri në shtator. Nëse dikush merr një vendim mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës, ne menjëherë do të fillojmë një fushatë për të tërhequr njohjen”, ka thënë ai kur është pyetur se si do të reagonte Serbia nëse Prishtina fillonte një fushatë njohje të njoftuar nga presidenti turk, në dritën e marrëveshjes së Uashingtonit.
Vuçiqi ka thënë se respekton presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan dhe se Serbia dëshiron marrëdhëniet më të mira me Turqinë, por se “ne kemi vendin tonë, interesat tona dhe ne do të veprojmë në përputhje me ato interesa”, raporton “Tanjug”.



