
Vuçiqi për të shtënat para Parlamentit: ‘Akt i rëndë terrorist’
22 tetor 2025
| 13:12
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar rreth të shtënave të sotme para parlamentit të këtij vendi në Beograd ku u plagos një person.
Këtë zhvillim, ai e ka quajtur “akt të rëndë terrorist”.
“Unë jam i pari që flas dhe kërkoj ndjesë që do të më duhet të largohem nga ky tubim i mrekullueshëm, arsyeja është akti terrorist që ndodhi para Asamblesë Kombëtare dhe do të më duhet të merrem pak më shumë me këtë gjatë ditës së sotme”, ka thënë kreu i shtetit serb.
Si pasojë e këtij incidenti para Kuvendit të Serbisë është djegur edhe një tendë.
Sipas raportimeve të mediave serbe, 70-vjeçari Vladan A. është arrestuar, nën dyshimin se ka qëlluar dhe plagosur 54-vjeçarin Milani B.