Vuçiqi takon Merkelin

13 prill 12:40

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të bisedojë gjatë ditës së sotme në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Nga kabineti i Merkelit është njoftuar se takimi do të zhvillohet përmes një darkë pune, gjatë së cilës do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale në rajon dhe çështjet ekonomike.

Takimi i fundit ndërmjet Merkelit dhe Vuçiqit është mbajtur më 27 shkurt në Berlin dhe një nga temat e diskutimit atëbotë ishte marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë nga ana e tij ka paralajmëruar se deri më 20 prill, do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarët ndërkombëtarë, në lidhje me Kosovën.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nga dhjetë komunat me shumicë serbe, i kanë dhënë Prishtinës zyrtare afat deri më 20 prill për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në këtë kundërtën, ata kanë thënë se do ta shpallin asociacionin në mënyrë të njëanshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 13 zyrtarë afganë të sigurisë janë vrarë në…