Vuçiqi uron Bidenin: Shpresoj të bashkëpunojë me ju sikurse me Trumpin

08 nëntor 2020 | 15:28

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka uruar presidentin e ri të zgjedhur të ShBA-së, Joe Biden.

Në urimin e bërë të bërë në llogarinë e vet në “Twitter”, Vuçiqi ka theksuar mirënjohjen e tij për presidentin Donald Trump, duke përmendur bashkëpunimin me të, të cilit e pret edhe nga pasardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Urime të sinqerta për Joe Biden”.

“Ju uroj juve urtësi dhe qartësi në përballjen me sfidat ekzistuese për të mirën e ShBA-së dhe mbarë botës”.

“Shpresoj që ta vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me ju, sikurse që kisha me Donald Trump, për çfarë i jam tejet mirënjohës”, ka shkruar Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Fushë Kosovës ka bërë me dije se në…