Vullnet Kabashi pritet të kalojë nga liga gjermane në atë zvicerane

17 korrik 2025 | 22:57

Talenti i ri shqiptar, Vullnet Kabashi, ka filluar stërvitjet para-sezonale që prej tre javësh me ekipin e tij aktual, FC 03 Radolfzell U19 në Gjermani. Ekipi po zhvillon përgatitjet verore, ndërsa këtë të shtunë do të luajë një ndeshje miqësore në Cyrih kundër skuadrës YF Juventus Zürich.

Përgatitjet do të vazhdojnë deri në fund të muajit gusht, ndërsa sezoni i ri në Gjermani pritet të nisë në fillim të shtatorit. Ndërkohë, Kabashi është në vëmendjen e agjentit të njohur të futbollit në Zvicër, Ragip Xhaka, i cili prej më shumë se një viti e ka ndjekur nga afër karrierën e tij.

Burime të afërta bëjnë të ditur se pritet së shpejti një transferim i mundshëm i Kabashit në klubin zviceran SC Kriens, që garon në Promotion League, një hap i rëndësishëm për karrierën e tij si futbollist profesionist.

c901bd3c-3fd3-4dd4-bb4e-4d76aa148182

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FEXHRIJE SYLA, shpall te pavleshme deftesat e vitit I,II,III IV,…