
VV-ja në Mitrovicë thotë se aderuan 55 anëtarë të rinj, por në fotografi nuk duken as gjysma e këtij numri
Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë ka njoftuar për pranimin e 55 anëtarëve të rinj në kuadër të aktiviteteve të “Javës së Lëvizjes”.
Në një aktivitet të organizuar nga dega lokale, përveç anëtarëve të rinj, të pranishëm ishin edhe Kryetari i Qendrës Armend Muja, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, deputetët Arjeta Fejza e Agim Bahtri si dhe aktivistë të tjerë të partisë.
VV-ja e cilësoi këtë si “moment kuptimplotë” që, sipas tyre, dëshmon për rritjen e përkrahjes dhe zgjerimin e përkushtimit për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Megjithatë, në fotografitë e publikuara nga aktiviteti nuk vërehen më shumë se disa dhjetëra pjesëmarrës, një numër dukshëm më i vogël sesa shifra e përmendur e anëtarësimeve të reja.
Pavarësisht kësaj, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të theksojë angazhimin e saj për zgjerim të mëtejmë dhe për përfshirjen e sa më shumë qytetarëve në aktivitetin politik./jepi.zë/