VV raporton për takimin Kurtit me zyrtarin e lartë të DASH: Aleanca me SHBA-në, shtyllë e fortë e shtetit

13 korrik 2025 | 10:41

Pas takimit të mbrëmshëm të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti me Brendan Hanrahan, zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit për Çështje Evropiane, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një njoftim.

Në këtë takim pune, i cili u organizua nga Ambasada Amerikane, u diskutuan tema të rëndësishme për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së.

VV ka theksuar edhe njëherë angazhimin e palëkundur të Kosovës për të mbajtur aleancën e ngushtë me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se ky partneritet është një bazë e fortë për të ardhmen e vendit.

Në njoftimin e VV-së, u theksua gjithashtu rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së në proceset e integrimit euro-atlantik të Kosovës, si dhe në fushat e investimeve, diplomacisë dhe mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i mitur e ka pranuar se e ka ndezur…