Walker: Thaçi më tha se kritikat e mia nuk e zemëronin, që atëherë u bëmë miq edhe më të mirë

15 janar 2026 | 15:25

Ish-ambasadori William Walker, ka rrëfyer se ish-presidenti Hashim Thaçi i kishte thënë se “asnjëherë nuk ishte zemëruar me kritikat që ky i fundit ia bënte”.

Walker  ka thënë se që prej atëherë “u trash miqësia mes tij dhe Thaçit”.

“Deri vonë isha kritik me Hashim Thaçin dhe qeverinë e tij. Dëgjoja storie korrupsioni jo kundër tij, por ndaj disa ministrave dhe isha kritik. Mendoja se po bëheshin shumë lëshime ndaj kërkesave të ShBA-së dhe BE-së. Kur erdha këtu rreth 10 vite më parë, ai më shpjegoi se nuk ishte i zemëruar me mua dhe kritikat e mia ndaj qeverisë së tij sepse e kuptonte që unë po e bëja për të mirën e Kosovës. Më pas, ne u bëmë miq më të mirë nga atëherë”, ka thënë ish-ambasadori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmire Hisenaj B.I, rruga “Ilaz Kodra”, Skenderaj, shpall te humbur…