
Werneri largohet nga Chelsea dhe rikthehet te Leipzigu
Timo Werner do të rikthehet sërish te Leipzigu në Bundesligë. Gazetari nga “Sky Sport Germany”, Florian Plettenberg, ka bërë të ditur se marrëveshja është pothuajse e kryer.
Dëshira e Wernerit ishte për t’u rikthyer te Lepizigu dhe kjo pritet që të zyrtarizohet në javën e ardhshme.
Ende nuk dihet nëse klubi gjerman do ta huazojë 26-vjeçarin nga Chelsea apo do të jetë transferim i përhershëm.
Sipas Plettenberg, pritet një huazim me opsion të blerje. Sulmuesi gjerman po largohet nga “Stamford Bridge” vetëm pas dy sezonesh. Në verën e vitit 2020, Chelsea kishte paguar 53 milionë euro për transferimin e Wernerit nga Leipzigu.
Loan or permanent deal .. For this we are still in research. It’s not 100 % clear at this stage. We expect a loan with an option to buy.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) August 7, 2022