Whyte: Qeveria e re do të gjykohet nga veprat

23 mars 2021 | 17:22

Këshilluesi i Kosovës në rrugën drejt pavarësisë, Nicholas Whyte, ka thënë se Qeveria e re e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, do të gjykohet nga veprat dhe jo fjalët dhe se vetë Kurti duhet të ketë kujdes nga premtimet që bën.

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Whyte, që drejton zyrën në Bruksel të Organizatës për shërbime të konsulencës APCO, ka thënë se duhet të njihet autoriteti i Kosovës në territorin e vet, dhe e ka quajtur skandaloz faktin që regjistrat e kadastrave nuk i janë kthyer ende Kosovës nga ana e Serbisë.

Nën udhëheqësinë e presidentit amerikan Joe Biden, Whyte ka thënë se pret më shumë angazhim të Shteteve të Bashkuara në Ballkan.

Ai ka thënë edhe se Qeveria e re Kosovës mund të ketë më pak kontakte me zyrtarë diplomatikë në botë, për dallim nga partitë tjera politike.

Radio Evropa e Lirë: Kosova ka tani qeveri të re dhe kryeministër të ri, Albin Kurtin. Ai ka fituar mbi 50 për qind të votave dhe nuk ka pasur nevojë për mbështetjen e partive tjera shqiptare për të krijuar qeverinë. Si e shihni ju Qeverinë e re të Kosovës?

Nicholas Whyte: Ju thoni se ai është kryeministër i ri, por në fakt ai është kryeministri i vjetër, që veçse është kthyer, ndonëse krijohet përshtypja se thuajse dje ka qenë dita kur ai është bërë kryeministër për herë të parë dhe në fakt ajo ka ndodhur një vit më parë.

Për secilin shtet është e dobishme një qeveri me shumicë parlamentare. Mendoj se vëzhguesit e jashtëm do të jenë të kënaqur që institucionet e Kosovës kanë krijuar një qeveri të re, me mandat të qartë. Duhet përmendur po ashtu se zgjedhjet janë zhvilluar mirë dhe se kjo gjë nuk vlen për të gjitha vendet fqinje. Kjo pikë është në favor të Kosovës.

Mirëpo sikurse secila qeveri tjetër, edhe kjo qeveri do të gjykohet nga veprat, më shumë sesa nga fjalët. Prandaj do të jetë interesante të shihet se deri në çfarë pike mund të shkojë kryeministri përpara me agjendën që ka krijuar. Mendoj se zyrtarët në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të presin që të shohin zhvillim në ekonomi dhe ecje përpara, e jo luftim të proceseve të së kaluarës.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/nicholas-whyte-qeveria-kurti-2-/31165542.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gareth Bale u kthye këtë sezon te Tottenham në formën…