Wilder, Furyt: Këtë herë nuk ke ku të fshihesh

31 maj 2021 | 18:54

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka dhënë një intervistë për mediat, e para pas 16 muajsh që nga humbja e titullit kampion bote në peshën e rëndë ndaj Tyuson Fury (shkurt 2020).

Ai ka folur për duelin e 24 korrikut, ku në Las Vegas do të përballet me britanikun, për t’u hakmarrë dhe rrëmbyer Furyt titullin kampion bote.

“Këtë herë ai nuk ka se ku të fshihet, nuk ka se ku të shkojë. Ai duhet të vijë e të përballet direkt me mua nëse dëshiron të qëndrojë në këmbë në ring. Unë jam boksieri me grushtin më të rëndë në historinë e peshës së rëndë dhe do të vazhdoj të jem i tillë edhe pas kësaj sfide”, ka thënë Deontay Wilder, i cili ka regjistruar 42 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në karrierë.

“Jam gati ta rimarr titullin tim. Ai donte të largohej nga unë, por ne kishim një kontratë që na mbante të lidhur për këtë duel të tretë. Ai dha fjalën, nënshkroi kontratën dhe duhej ta mbyllte biznesin me mua para se të mendonte për të tjerët”, ka shtuar Wilder.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos foli në konferencë për…