William Walker: Sa herë kthehem në Kosovë, më kujtohet dita e Reçakut

15 janar 2026 | 22:44

Ambasadori dhe miku i Kosovës, William Walker sonte i ftuar special në emisionin Politiko, ka folur për përjetimet e tij sa herë që rikthehet në Kosovë, duke theksuar se kujtimi i Reçakut mbetet i pashlyeshëm.

Walker tha se çdo herë që viziton Kosovën dhe flet me gazetarë apo qytetarë, mendja i kthehet natyrshëm te ajo ditë tragjike. Sipas tij, Reçaku është një ngjarje për të cilën ka folur shumë herë ndër vite, por që ndjen gjithmonë nevojën ta rikujtojë dhe ta shpjegojë sërish.

“Siç ju kam thënë të gjithëve, sa herë që kthehem në Kosovë dhe flas me gazetarë, gjithmonë më përkujtohet ajo ditë. Natyrisht, kam kaluar shumë kohë duke folur për të, por gjithmonë dua të flas prapë se çka ka qenë Reçaku dhe pse është bërë ai që përfaqëson sot,” u shpreh Walker.

Ai theksoi se Reçaku nuk është vetëm një ngjarje historike, por një simbol i vuajtjes, i së vërtetës dhe i luftës për drejtësi, duke shtuar se kujtimi i tij duhet të ruhet dhe të përcillet te brezat e rinj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë tragjikisht…