Wilshere, besnik i Arsenalit

22 dhjetor 2017 | 12:29

Mesfushori Jack Wilshere nuk ka aspak ndërmend të largohet nga Arsenali. Lajmin e bëri të ditur vetë lojtari në një intervistë për mediet angleze.

25-vjeçari theksoi se dëshiron të qëndrojë te “Topçinjtë” pasi objektivi i tij është ta ndihmojë sa më shumë ekipin për t’u ngjitur në klasifikim.

Wilshere pohoi se është rritur tek Arsenali dhe e adhuron faktin që luan në Premierë Ligë. Futbollisti dhe klubi londinez pritet që shumë shpejt të arrijnë një marrëveshje të re për rinovimin e kontratës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefkije Islamaj Jeta e veprimtaria e Shotë Galicës bie në…