
Woltemade shihet si zëvendësues i Lewandowskit
11 gusht 2025
| 15:50
Një emër i ri për sulmin e Barcelonës. Sipas raportimeve në shtypin gjerman, klubi i trajnuar nga ish-trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, i ka vënë syrin Nick Woltemade, lojtar i datëlindjes 2002 në radhët e Stuttgart.
Lojtari, i cili kaloi nëpër radhët e të rinjve të Werder Bremen dhe iu bashkua klubit të tij aktual verën e kaluar, konsiderohet nga trajneri katalanas si një zëvendësim perfekt për Robert Lewandowski, sulmuesin 36-vjeçar polak, kontrata e të cilit skadon në qershor 2026. Woltemade (23) shënoi 17 gola në 35 paraqitje sezonin e kaluar