Xhaferi: Po përballemi me kryeneçësi politike

05 korrik 2025 | 11:00

Deputeti i betuar i LDK-së, Krenar Xhaferi pak para nisjes së seancës së 42-të konstituive, tha se situata në Kuvend është e qartë, dhe sipas tij duhet t’i kthehet rendit fillestar të ditës, që është votimi i hapur për kandidatin për kryekuvendar.

Ai shton se aktualisht deputetët e ish-opozitës dhe qytetarët po përballen me kryeneçësi politike, ku nuk njihe gjuha e dialogut e as e komunikimit, por sipas tij, vetëm gjuha e përçarjes, transmeton klankosova.tv.

“Fillimisht kujtoj se kur nuk ke numra, ke marrëveshje. Ne po përballemi me një kryeneçësi politike ku nuk e njeh gjuhën e dialogut dhe komunikimit, por e njeh vetëm gjuhën e përçarjes. Situata është shumë e qartë, duhet të kthehemi në rendin fillestar të ditës, rendi thotë votim i hapur”, tha Xhaferi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj pak para seancës…