
Xhaka dhe Ronaldo shkëmbejnë fanellat, ia dhuron djalit të axhës
23 prill 2022
| 23:49
Agon Xhaka ishte shumë me fat sot, pasi mori fanellën e njërit prej lojtarëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldos.
Ishte Granit Xhaka, që ndërroi fanellën me Ronaldon, për t’ia dhuruar djalit të axhës së tij, Agonit.
Agoni ishte i pranishëm sot në stadiumin “Emirates”, për të parë ndeshjen në mes Arsenalit dhe Manchester United, përballje e cila u përmbyll me fitoren e topçinjve.
Mesfushori, Granit Xhaka ishte protagonist në këtë ndeshje, pasi shënoi një supergol.
View this post on Instagram