Xhaka me shokë ia ndalin hovin Arsenalit

09 nëntor 2025 | 12:07

Arsenali është ndalur me barazim nga Sunderlandi i Granit Xhakës.

Ishin vendësit që kaluan në epërsi të parët përmes Daniel Ballard në minutën 36, teksa me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Ndërkaq, Arsenali përmes Sakas arriti të barazojë shifrat 9 minuta pas nisjes së pjesës së parë, ndërsa Trossard shënoi golin e avantazhit në minutën e 74.

Kur u duk se gjithçka mori fund në këtë ndeshje për sa i përket fituesit, kështu nuk mendoi bashkëlojtari i Xhakës, Brian Brobbey.

4 minuta brenda kohës shtesë, ai shënoi një super-gol me gërshërë për t’ia prishur serinë Arsenalit që ka 10 fitore radhazi.

Kështu, Sunderlandi është ngjitur në vendin e tretë në Premier Ligë me 19 pikë, 7 më pak se Arsenali që mban kreun me 26 sosh.

Skuadra e Artetas kishte 10 fitore radhazi në të gjitha garat, sikurse edhe 8 ndeshje pa pësuar gol – deri më sot. /Klankosova.tv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca  ka hedhur votën e tij,…