Xhaka paralajmëron për sulmin e Suedisë: Ndeshje kyçe për Zvicrën në kualifikueset e Botërorit

09 tetor 2025 | 12:50

Kombëtarja e Zvicrës përgatitet për një nga sfidat më të vështira në kualifikueset e Botërorit, teksa udhëton drejt Stokholmit për t’u përballur me Suedinë.

Edhe pse skuadra skandinave nuk ka pasur një nisje të shkëlqyer në këtë fushatë, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, i ka paralajmëruar lojtarët e Zvicrës të jenë maksimalisht të përqendruar, duke paralajmëruar për fuqinë ofensive të kundërshtarit.

“Suedisë nuk i ka ecur mirë në fillim, ndoshta ashtu siç kanë pritur vetë dhe të tjerët. Por kur sheh me kujdes ekipin e tyre, e kupton që cilësia është aty”.

“Na pret një sfidë shumë e vështirë në udhëtim dhe një super-sfidë për ne si ekip”, – ka thënë Xhaka për “Blick.ch”.

Suedia mbështetet te një treshe sulmuese me vlerë mbi 273 milionë euro, Viktor Gyökeres, Anthony Elanga dhe Alexander Isak,  të gjithë emra të njohur të Premier Leagues dhe futbollit evropian. Edhe pse ky repart nuk ka qenë në nivelin e pritshëm në ndeshjet e para të kualifikueseve, Xhaka ka këmbëngulur se nuk duhet nënvlerësuar forca e tyre.

Ndërsa trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka një qasje të kujdesshme ndaj sulmit suedez.

“Sulmues të tillë duhet t’i mbash gjithmonë në vëzhgim. Janë lojtarë që ndoshta nuk i sheh shumë gjatë lojës, por në një moment të vetëm mund të bëjnë diferencën”, ka thënë Yakin për mediet zvicerane.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka zyrtarizuar emrin e arbitrit që do të gjykojë…