Xhavit Haliti garon me numrin 14 në listën e PDK-së

07 dhjetor 2025 | 22:28

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, kishte deklaruar se ndihet i ofenduar me numrin 14 në listën zgjedhore të këtij subjekti politik për zgjedhjet parlamentare.

“Çdo kandidat dëshiron të jetë në dhjetëshen e parë. Shumica e qytetarëve nuk votojnë më shumë se 10 persona, prandaj krijohet mundësia që të votohet dikush nga dhjetëshja e parë. Nuk kam protestuar për numrin 14 dhe nuk i kam thënë askujt asgjë. Kam dalë me atë numër dhe kam marrë rreth 15 mijë vota. Nuk jam i kënaqur, por ndihem i ofenduar”, kishte deklaruar Haliti.

Megjithatë, kandidati për deputet i PDK’së duket se e ka pranuar fatin e tij. Ai do të garojë me numrin 14 tek PDK’ja.

Haliti me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ tha se nuk mund të qëndrojë indiferent karshi sfidave të mëdha që po përballet Kosova.

“Situata në të cilën ndodhet vendi ynë është e rëndë. Kosova po përballet me sfida të mëdha, me izolim nga partnerët ndërkombëtarë me të cilët bashkë e fituam lirinë dhe e ndërtuam shtetin. Përballë kësaj gjendjeje, unë nuk mund të rri indiferent. Askush që e do këtë vend s’mund të rrijë indiferent. Prandaj, edhe këtë herë jam në listën e PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, me numër 14-të”, deklaroi Haliti.

Haliti kishte kandiduar me të njëjtin numër edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare, i cili s’arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për deputet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka njoftuar se…