Xhavit Haliti thirrje për mobilizim: PDK mbetet forca e vlerave kombëtare
22 nëntor 2025
| 14:58
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë një thirrje publike për mobilizim të strukturave dhe mbështetësve të PDK-së, duke theksuar se partia e tij mbetet “forca e madhe e vlerave kombëtare dhe shtetformuese”.
Në një postim në rrjetet sociale, Haliti u ka bërë apel qytetarëve dhe aktivistëve të PDK-së që të angazhohen fuqishëm në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Koha është tani. T’i japim fund keqqeverisjes. Ta kthejmë shtetin në binar. Qytetarëve t’ua rikthejmë shpresën”, ka shkruar ai, duke theksuar se ndryshimi është i domosdoshëm për vendin.



