Xhon Gubetini betohet si asambleist: Përfaqësim me përgjegjësi dhe punë të palodhshme për Vushtrrinë
Xhon Gubetini ka dhënë sot betimin e tij si asambleist në Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë, duke theksuar se do ta përfaqësojë qytetin me përgjegjësi, ndershmëri dhe angazhim të vazhdueshëm. Si asambleisti më i votuar nga qytetarët, ai u shpreh mirënjohës për besimin e dhënë, duke e cilësuar atë si një obligim të madh që kërkon punë konkrete çdo ditë.
“Në këtë detyrë hyj me zemër plot falënderim për secilin qytetar që më besoi votën. Ky besim është obligim, ky obligim është punë, dhe puna do të shihet çdo ditë”, ka deklaruar Gubetini.
Para seancës së parë të Kuvendit, ai ka vizituar varrin e gjyshit të tij, Nuredin Gubetini, të cilin e cilësoi si frymëzim dhe amanet në rrugën e tij politike. Sipas tij, Nuredin Gubetini ishte një atdhetar i vërtetë, i njohur për kontributin dhe veprimtarinë në shërbim të kombit, ndërsa betimin e sotëm ia ka përkushtuar edhe kujtimit të tij.
Gubetini ka theksuar se angazhimi i tij do të jetë i përqendruar te interesat e qytetarëve dhe e ardhmja e Vushtrrisë, duke premtuar transparencë, përkushtim




