Yamal: Nuk ëndërroj për ‘Topin e Artë’, por për të fituar shumë të tillë

10 shtator 2025 | 11:57

“Nuk ëndërroj të fitoj një ‘Top të Artë’, por për të fituar shumë trofe të tillë”. Me këtë deklaratë, sulmuesi i talentuar i Barcelonës, Lamine Yamal, zbuloi ambicien e tij të madhe në një intervistë. “Mendoj se jam një lojtar që ka aftësinë ta bëjë këtë. Nëse nuk ia dal mbanë, do të jetë sepse nuk i kam bërë gjërat mirë ose sepse nuk doja. Kështu që ëndërroj të fitoj shumë dhe ditën që kjo të ndodhë, do të jem shumë i lumtur”, ka shtuar Yamal.

Pavarësisht se është vetëm 18-vjeçar, Lamine Yamal tashmë konsiderohet një kandidat kryesor për çmimin e këtij viti. Ai do të përballet me konkurrencë të fortë nga Ousmane Dembele, i cili fitoi gjithçka me PSG-në sezonin e kaluar. Sezonin e kaluar, në 35 paraqitje në La Liga, ai shënoi 9 gola dhe dha 13 asistime, duke kontribuar me 22 pikë direkte në Ligë. Ai krijoi 64 raste dhe kompletoi 108 krosime, duke shfaqur cilësi elitare në zonën kundërshtare.

Në të gjitha garat, ai regjistroi 13 gola dhe 17 asistime në 38 ndeshje, duke dyfishuar numrin e tij nga sezoni i kaluar. Pavarësisht dëmtimit, ai ishte vendimtar në ndeshje kyçe, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e “El Clasico”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku…