Ylber Ramadani, ‘motori’ i Lecces
30 tetor 2025
| 14:48
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani po vlerësohet gjithnjë e më shumë për ritmin dhe kontributin në lojën e Lecces, gjë që është edhe detyra e tij kryesore.
Aktualisht, Ramadani është lojtari që mbulon më së shumti kilometra tek Lecce dhe i prinë listës për mbulimin e hapësirës së fushë.
Ai ka arritur mesataren e vrapimit prej 10.5 kilometrave për ndeshje, ndërsa vikendin e shkuar ndaj Udineses, Ramadani vrapoi hiq më pak se 11 kilometra.
Së bashku me Medon Berishën, Ramadani është kthyer titullar në ekipin e tij dhe dy mesfushorët e Shqipërisë janë ndër më të vlerësuarit.
29-vjeçari, aktualisht ka nëntë paraqitje këtë sezon në Serie A dhe me skuadrën e Lecces ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.



