Ylli i Dortmundit: Humbja 0-4 në ndeshjen e parë ishte e tepërt

16 prill 2025 | 16:21

Tregolëshi i Serhou Guirassy nuk mjaftoi që Borussia Dortmund të kalojë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Gjermanët fituan 3-1 ndaj Barcelonës, por kishin humbur 0-4 sfidën e parë.

“Ishte një natë e mrekullueshme për tifozët e Dortmundit, për mua dhe për ekipin sepse mundëm Barcelonën”, shpjegoi golashënuesi më i mirë i turneut me 13 gola.

“Është një mëkat që humbëm 4-0 në ndeshjen e parë. Ai rezultat ishte pak i tepërt. Le të shpresojmë që të shërbejë si një mësim për vitet e ardhshme”, tha Giurassy.

Ai mund të bëhet lojtari afrikan me më shumë gola në historinë e Championsit. “Është një arritje e madhe, jam i lumtur, por duhet të vazhdoj të përmirësohem”, shtoi Giurassy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje kryesuesit të seancës…