Ymeri: Kosova i ka borxh UÇK-së, Gjykata Speciale po gabon rëndë në trajtimin e luftës çlirimtare

25 maj 2025 | 22:30

Analisti politik Visar Ymeri ka ngritur shqetësime serioze për qasjen e Gjykatës Speciale dhe të Prokurorisë ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar trajtimin aktual si të padrejtë dhe të rrezikshëm për narrativën historike të çlirimit të Kosovës.

“Problemin më të madh që une e kam me mënyrën siç po e sheh Prokuroria që besa edhe gjykatësit, disa prej tyre, e kam me mënyrën si po e trajton luftën edhe UÇK-në. Nëse psh individë të caktuar kanë bë krime që atë nuk mundem me përjashtu, ata duhet gjykuar si individë sepse për UÇK-në ti nuk ke asnjë mbështetje. As dokumentim, asgjë tjetër. Gjeje një dokument të UÇK-së ku thuhet psh që duhet këtë qytet me spastru. Këto dokumente i ka pasë Serbia”, u shpreh Ymeri në “VV Show”.

Ai theksoi se UÇK-ja ka luftuar kundër forcave ushtarake të Serbisë, jo kundër serbëve si popull, dhe se ky dallim duhet të merret parasysh në çdo proces gjyqësor.

“UÇK ka luftu kundër forcave ushtarake serbe për me çliru Kosovën nga Serbia, jo nga serbët. Ne në asnjë etapë të historisë sonë, luftë me serbët nuk kemi pasë. Por me shtetin e Serbisë. Mënyra si është sjell Hashim Thaçi pas luftës me serbët, ty ta dëshmon këtë që UÇK nuk e ka pasë me serbët për dallim prej Serbisë që e ka pasë me shqiptarët. Këtë dallim gjykata duhet me pasë parasysh”, shtoi ai.

Ymeri kritikoi ashpër edhe qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, për të cilën thotë se nuk po e sheh si “përpjekje të Kosovës, por si përpjekje të 4 personave”.

“Kosova fatkeqësisht dhe Qeveria e Kosovës aktualisht mendoj që po e bëjnë një gabim të madh me përpjekjen në Gjykatën Speciale, nuk po e shohin si përpjekje të Kosovës, por si përpjekje të 4 personave, për të cilët ata thonë se ish kanë mire Rexhep Selimi mos mu dënu. Kjo është përpjekje e Kosovës”, tha ai, duke deklaruar se çdo zyrtar që viziton vetëm një të akuzuar, bën një gabim të madh.

Sipas tij, Kosova ia ka borxh UÇK-së për me e mbrojt luftën çlirimtare.

“Në momentin që të kryhet kjo dhe të hiqet kjo akuzë për krime lufte të UÇK-së, secilin prej atyre bjere këtu dhe shtine në korrupsion në paçsh dëshmi. Luftën na e kemi bo për më bo shtetin. Ka qenë përpjekje e organizuar. Kosova ia ka borxh UÇK-së për me e mbrojt. Hashimi, Kadria, këta janë individë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veç dy minuta e 44 sekonda zgjati seanca e sotme,…