
Yulia Svyrydenko konfirmohet si kryeministrja e re e Ukrainës
Yulia Svyrydenko, ekonomiste 39-vjeçare dhe ish-zëvendëskryeministre, është konfirmuar nga Kuvendi si kryeministrja e re e Ukrainës, raportojnë deputetët Oleksiy Honcharenko dhe Yaroslav Zheleznyak.
Svyrydenkoja luajti një rol kritik në bisedimet e Kievin me Shtetet e Bashkuara për qasjen e Uashingtonit në burimet minerare të Ukrainës, raporton gazeta “The Guardian”.
Agjencia “Reuters” thekson se “nominimi i saj dërgon një sinjal në Uashington se Kievi është duke e bërë prioritet marrëdhënien mes dy vendeve”.
Zonja Svyrydenko e zëvendëson ish-kryeministrin Denys Shmyhal, i cili e kishte mbajtur këtë post për pesë vjet – periudha më e gjatë në historinë e vendit.
Kryeministri në largim tani do ta marrë postin e ministrit të Mbrojtjes, duke e zëvendësuar Rustem Umerovin, për të cilin flitet se do të bëhet ambasador i ri i Ukrainës në Shtetet e Bashkuara.
Në kabinetin ukrainas priten edhe ndryshime të tjera, kur mbrojtja dhe digjitalizimi po shihen si prioritete kryesore të administratës së re.