Zafir Berisha mbështet protestën e OVL-UÇK-së: Luftuam që ky popull të jetojë i lirë

12 nëntor 2025 | 14:57

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, i ka dhënë mbështetje protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, e cila do të mbahet më 16 nëntor në Strasburg të Francës, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai ka shkruar në “Facebook” se ata luftuan që ky popull të jetojë i lirë, që fëmijët tanë të mos përulen kurrë më para padrejtësisë.

“Sot, kur po gjykohen ata që na udhëhoqën drejt lirisë, nuk mund të rrimë në heshtje. Të gjithë ata që kanë mundësi, dhe që në damarët e tyre rrjedhën gjak shqiptari, me 16 nëntor në protestën e Strasburgut, ku e kemi një betejë tjetër, betejën për të vërtetën e madhe të UÇK-së! Ejani të bashkohemi, me zemër, me flamur, me dinjitet”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV),…