
Zafir Berisha në Velezhë: Kosova në NATO, synimi ynë për siguri të përjetshme
27 janar 2025
| 20:40
Kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha, ka takuar mbështetës në fshatin Velezhë të Prizrenit.
“Kosova në NATO është synimi ynë, për të krijuar siguri të përjetshme për qytetarët e vendit tonë dhe rajonit”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në fsh. Velezhë të Prizrenit me mbështetës të Kosovës Fituese 137.
Rreshtimi me koalicionin e veprave të mëdha është një dëshmi e madhe se gabimi që është bërë para 4 vitesh nuk do të përsëritet, ku me 9 shkurt do ta marrin goditjen e merituar ata që Kosovën e kanë futur nën sanksione të BE dhe SHBA.
Kosova në NATO është synimi ynë, për të krijuar siguri të përjetshme për qytetarët e vendit tonë dhe rajonit.
#veçvepra137 #zafa14