Zbardhen detaje nga vrasja në Batincë, vajza e ushtarit kishte refuzuar martesën me dorasin

13 korrik 2025 | 10:43

Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për vrasjen e Agim Muharremit, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut, që u vra më 11 korrik në hyrje të fshatit Batincë.

Sipas dëshmisë së vajzës së viktimës, E.M. (20), autori i dyshuar, XH.M., e kishte kërcënuar më herët sepse ajo kishte refuzuar të martohej me të.

Mëngjesin e ngjarjes, sipas tetovasot, ai tentoi ta kontaktonte, por u injorua.

Pak orë më vonë, ai bllokoi rrugën dhe qëlloi me armë ndaj babait të saj, duke e lënë të vdekur.

”A.M. dhe E.M. ishin nisur me veturë drejt shtëpisë së tyre në Batincë, por në hyrje të fshatit, rruga ishte bllokuar nga një veturë tjetër, nga e cila kishte dalë XH.M., i cili ka shtënë me armë në drejtim të A.M. dhe e ka plagosur për vdekje”, thuhet në raport.

Muharremi nuk ishte në detyrë në momentin e vrasjes.

Autori është ende në arrati, ndërsa policia ka nisur hetime për të zbuluar nëse është ndihmuar nga persona të tjerë./

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit të mbrëmshëm të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti…