​Zbulohen çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri – Poloni

10 korrik 2023 | 15:53

Shqipëria në muajin shtator do t’i luajë dy sfida tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Kuqezinjtë do të ballafaqohen me Republikën e Çekisë më 7 shtator në udhëtim, dhe pastaj më 10 shtator e presin Poloninë në “Air Albania” në Tiranë.

Për ndeshjen kundër polakëve, Federata Shqiptare e Futbollit tashmë i ka vendosur në shitje biletat të cilat kushtojnë nga 20 deri në 60 euro.

Shqipëria është pjesë e grupit E të këtyre kualifikimeve ku deri më tani ka mbledhur 6 pikë dhe renditet e dyta me pas Republikës së Çekisë.

Më poshtë gjeni çmimet e biletave varësisht nga sektorët e stadiumeve:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja më re e “Onlyfans”, Faith Lianne, ka marrë një…