Zbulohen këpucë gjigante romake në Britani

06 korrik 2025 | 08:18

Një zbulim i pazakontë arkeologjik në Fortesën Romake Magna, pjesë e Trashëgimisë Botërore të Murit të Hadrianit në Britani, ka nxitur kureshtjen e studiuesve.

Tetë këpucë romake me gjatësi mbi 30 centimetra – ekuivalente me madhësinë evropiane 49 ose amerikane 15 – janë zbuluar nga arkeologët që punojnë me Vindolanda Trust, raporton Science Alert.

Këpucët, të cilat përbëjnë afro një të katërtën e të gjitha këpucëve të gjetura në këtë fortesë, përfaqësojnë një anomali, pasi madhësi të tilla janë jashtëzakonisht të rralla në lokalitete të tjera romake.

Rachel Frame, arkeologe e lartë në projekt, e përshkroi këtë si një gjetje “vërtet të pazakontë” që kërkon hetime të mëtejshme. “Tani të gjithë po përpiqemi të kuptojmë se kush mund të ketë qenë këtu,” tha ajo, duke përmendur mundësinë që ushtarë nga pjesë të ndryshme të Perandorisë Romake – e cila shtrihej nga Evropa deri në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme – mund të kenë lënë pas këto gjurmë të rralla.

 

Ruajtja e këpucëve është bërë e mundur falë kushteve unike të tokës në Magna, me nivele shumë të ulëta të oksigjenit, që kanë ndihmuar në mbijetesën e materialeve organike për mbi 2000 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri malajzian Anwar Ibrahim kanë…