Zbulohet kandidati për kryeshef në Trepçë, Gazmend Morina paralajmëron kandidaturën
21 nëntor 2023
| 21:18
Trepça Sh.A para disa ditësh hapi konkursin për pozitën e kryeshefit, meqë ajo disa vite u ushtrua vetëm me ushtrues detyre.
Një person i cili po synon aplikimin në këtë pozitë është kryeshefi aktual i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina, i cili ndodhet në këtë pozitë tash e pesë vite.
Morina kandidaturën e tij e paralajmëroi përmes një statusi në Facebook ku shkruan “1, 2, 3 … ?”, të shoqëruar me një fotografi të dyerve të minierës mbi të cilat shkruhet “Me fat!”.



