Zbulohet mashtrimi me taksa mbi gjysmë milionësh nga pompat e benzinës në Kosovë

19 mars 2022 | 14:40

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një aksion në tri subjekte që operojnë në fushën e tregtisë me derivate të naftës nga ku është zbuluar për shmangie të taksave.

Siç shkruhet në njoftim Dogana ka zbuluar falsifikime dokumentesh të tre viteve që këto tre subjekte i kanë bërë. Ndër të tjera përfshihet edhe ndërlidhja e këtyre tre operatorëve.

“Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar ne dokumente te falsifikura nder vite, fillimisht nga keto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi ështe se keto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, shkruhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se janë arrestuar pronarët e këtyre tre kompanive.

“Dogana ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar personat përgjegjës të tri subjekteve të përfshira në këto procedura lirimi, përderisa hetimi do të vijoj në zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve”, njoftohet tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një galeri kromi është shembur në fshatin Lajthizë të Tropojës,…