
Zbulohet sa ka fituar deri më tani Florian Marku
15 prill 2022
| 11:30
Florian Marku po korr suksese të njëpasnjëshme prej vitesh, duke ia dalë të bëjë krenarë të gjithë kombin shqiptar.
Arritjet e tij janë të përkthyera edhe në para. Sipas faqes “PeopleAl”, ai ka një pasuri prej 4.43 milionë dollarë.
Shifër kjo e konsiderueshme dhe që tregon faktin se numri i atyre që e ndjekin atë nga afër kur ka sfida është e madhe. Marku shkroi historinë në boks, duke u shpallur kampion bote në IBF para pak kohësh.